Skandaloze: Mitrovicasi bleu në “INTEREX” jogurt për fëmijë por ajo çka gjeti brenda është e tmerrshme

Publikuar më:

Një qytetar nga Mitrovica kishte blerë me datën 26.01.2022, disa gjëra ushqimore në marketin INTEREX, ndër to edhe jogurt për fëmijë.

Ky qytetar ka treguar për “Jepi zë”, se kur e kishte hapur jogurtin, ajo që kishte gjetur brenda ishte e tmerrshme.

Ai poashtu ka dërguar faturën dhe ka bërë një video për ta dëshmuar me fakte se çfarë kishte brenda.

Nga pamje shihet se brenda ka diçka të mykur, por as ai vet nuk ka mundur ta emertojë me ndonjë emër pasi thotë se nuk ka parë kurrë një gjë të tillë. Por ka shprehur gatishmëri që ta faktojë para çdo kujt, nëse i kërkohet.

Në paketim shkruante se afati i qëndrushmërisë ishte deri me datën 30.03.2022.

VIDEO:

IMG_7018

Mitrovicasi, këtë kuti të jogurtit e ka marrë dhe e ka dërguar në market, për të kërkuar llogari nga stafi, mirëpo deri tani ai nuk ka marrë asnjë përgjegje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.