Forca të shtuara të policisë janë parë tek objekti i Klinikës Infektive pasi dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.
Demokracia.com ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë se tri vetura të policisë së Kosovës janë aktualisht te Klinika Invektive.
Sipas burimeve, dyshohet që në morgun e spitalit të Prishtinës janë ndërruar trupat e dy personave të vdekur.
Për këtë, policia është duke intervistuar edhe mjekët e Infektivës.
Polician e Kosovës nuk ka folur lidhur me rastin.