Dogana e Kosovës dje gjatë ditës ka kontrolluar kompanit HIB Pertrol, Fer Petrol-in dhe Alfa Trade-in, nën dyshime për shmangie taksash dhe manipulim me çmime të derivateve.
Doganierët kanë gjetur se këto kompani ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë. Derivatet e naftës të parapara për nevojat e ambasadave janë të liruara nga akciza.
Nga ky aksion përveç menaxherit të HIB Petrolit i cili përfundojnë në pranga, Gazeta Insajderi ka zbuluar se të arrestuar kanë përfunduar edhe dy biznesmenët Hajdar Hajdari dhe Mehdi Gjoka.
Hajdar Hajdari është pronar i kompanisë Alfa Trade kurse Mehdi Gjoka është pronar i kompanisë Fer Petrol.
Të dy këta biznesmen kanë lidhje të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës.
Hajdar Hajdari është vëllau i Isa Hajdarit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit.
Ndërsa, Mehdi Gjoka nga Drenasi është përfituesi i rregullt i tendereve nga qeverisja e Ramiz Lladrovcit.