Skandal: Helmohen nxënësit e shkollës në Smrekonicë

Publikuar më:

Kryetari i fshatit Smrekonicë, Fidan Bejta ka reaguar pas vendimit të Komunës për largimin e mykut në shkollën “Enver Hadri”.

Reagimi i Bejtës erdhi për shkak të mënyrës sesi u largua ky myk nga hapësirat e shkollës, shkruan “Jepi zë”.

Ai tha se Komuna ka vendosur që për largimin e mykut të përdoren materie të rrezikshme që kanë shkaktuar të vjellura e humbje ndjenjash tek nxënësit për shkak të erërave të rënda.

“Per kete arsye, shkolla eshte mbyllur dhe nuk do te hapet derisa te largohen keto erera dhe rreziku per nxenesit.
E denojme kete vendim nga komuna apo drejtoria e arsimit, dhe ju bejme thirrje te na sqarojne se si mund te marrin vendime te tilla, ku ka mundur te kete pasoja me te renda.
Shpresojme qe ngjarje te tilla te mos ndodhin asnjehere me”, ka shkruar Bejta.

Postimi i plotë:

Te dashur bashkefshatare, jemi tejet te shqetesuar me ngjarjen e fundit qe ka ndodhur ne shkollen tone “Enver Hadri”.
Komuna ka vendosur qe per largimin e mykut te perdore materie te rrezikshme, veprim i cili pati pasoja per nxenes te kesaj shkolle te cilet paten humbje ndjenjash dhe te vjellura nga ererat e renda.
Per kete arsye, shkolla eshte mbyllur dhe nuk do te hapet derisa te largohen keto erera dhe rreziku per nxenesit.
E denojme kete vendim nga komuna apo drejtoria e arsimit, dhe ju bejme thirrje te na sqarojne se si mund te marrin vendime te tilla, ku ka mundur te kete pasoja me te renda.
Shpresojme qe ngjarje te tilla te mos ndodhin asnjehere me.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.