“S’kam me të lanë gjallë”: Një person në Mitrovicë kërcënon ish të dashurën që u nda nga ai

Publikuar më:

Problemet mes çifteve shpesh herë nuk marrin fund me ndarje. Personat e pakënaqur me vendimin për t’i ndarë rrugët, në shumë raste u shkaktojnë telashe partnerëve të tyre, duke i kërcënuar e shantazhuar në forma të ndryshme.

Me një situatë të tillë është përballur një 18-vjeçare në Mitrovicë, e cila problemeve në bashkëjetesën me ish të dashurin e saj, ka vendosur që të kthehet te familja e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kjo nuk i ka pëlqyer aspak ish partnerit të saj, i cili ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe dyshohet se e ka kërcënuar se nëse nuk kthehet me të, nuk do ta lë të gjallë.

Vajza ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer ngjarjen në detaje dhe për shkaqe sigurie, ajo është dërguar në strehimore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të intervistohet i dyshuari.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.