Sërish numër rekord i rasteve me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
Ministria e e Shëndetësisë njofton për 3206 të infektuar në 24 orët e fundit.Këto shifra kanë dalë nga 11.883 mostra sa janë testuar gjithsej.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 357 të shëruar në 24 orët e fundit.
Dje janë dhënë 4620 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 15245.