Sistemi anti-tank “OMTAS” nga Turqia për herë të parë në Kosovë

Publikuar më:

Në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tani e tutje do të jetë edhe sisitemi turk “OMTAS” për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara në një distancë deri në 4 kilometra,  ndërsa mund të operojë në të gjitha kushtet e atmosferike, ditën dhe natën, madje nuk kërkon kontroll të mëtejshëm pas lëshimit të raketës në drejtim të objektivit.

Sistemi OMTAS ka një rreze veprimi prej 0.2 deri në 4 kilometra dhe është i pajisur me një kokë kumulative tandem i cili mund të depërtojë në armaturën e të gjitha tankeve dhe mjeteve të blinduara moderne. OMTAS mund të përdoret nëpërmjet platformës së vet ose duke integruar kullën e hapur ose kullën e mbyllur në platformën tokësore.

Në faqen e internetit të prodhuesit turk “Roketstan” mbi specifikat e sistemit OMTAS bëhet e ditur se sistemi mund të përdoret kundër objektivave fikse dhe lëvizëse, ndërsa karakteristikë e OMTAS është se është rezistent ndaj zjarrit dhe plumbave. Gjithashtu, sistemi anti-tank turk mund të ndryshojë objektivin gjatë fluturimit dhe mund të gjuajë nga prapa.

OMTAS lëvizë drejt objektivit në bazë të rrezeve infra të kuqe, domethënë përmes nxehtësisë së emetuar nga motorët e tankeve dhe automjeteve të blinduara, ndërsa raketa kontrollohet nëpërmjet radio-lidhjes. Ndërkaq, pesha e sistemit OMTAS, duke përfshirë platformën e kontrollit dhe raketën në tubin e lëshimit, është rreth 36 kilogramë.

Sistemi OMTAS është shfaqur për herë të parë në maj të vitit 2023 gjatë stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 2023” organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa Rrjeti Ballkanik i Sigurisë (BBM) raporton se FSK-ja është ushtria e parë, duke përjashtuar Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), që ka ekspozuar sistemin OMTAS në publik.

JU REKOMANDOJMË