Si ishte festuar Pavarësia nga minatorët 1 mijë metra nën tokë

Publikuar më:

Entuziazmi i pavarësisë i kaploi edhe minatorët e Trepçës, më 17 shkurt të 2008-ës.

Disa përfaqësues kishin shkuar në Prishtinë për t’ua bërë me dije të gjithëve se edhe punëtorët e nëntokës kishin dhënë kontribut të madh për këtë ditë. Tjerët festuan në horizonte qindra-metërshe të thella.

Shpallja e pavarësisë ua shtoi minatorëve vullnetin për punë. Por, xehetarët thonë se urimet e tyre nuk janë jetësuar as 14 vjet pasi Kosova u bë shtet. Ata ankohen se asnjëra qeveri, nga 2008-ta e këndej, nuk u kujdes për mirëqenien e tyre.

Minatorët konsiderojnë se janë pionierë kampionë të rrugëtimit drejt pavarësisë, pasi me grevën e tyre të madhe të urisë e nisën projektin e kundërshtimit të pushtetit e qeverisjes së Serbisë në Kosovë.

VIDEO

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.