Faruk Mujka nuk e mohon se ishte pjesë e JUL-it, por thotë se “nuk ia përmenden komandantët në takime”

Publikuar më:

Nënkryetari aktual i Mitrovicës, Faruk Mujka, pas dorëheqjes nga dega e VV-së bëri një shkrim lamtumirës ku përmendi çështje të ndryshme.

Aty, ai foli edhe për partinë JUL, e cila udhëhiqej nga gruaja e Millosheviçit, shkruan Jepi Zë.

Në postimin e tij, Mujka nuk e mohoi të ketë qenë pjesë e saj, por vetëm tha se këtë gjë nuk ia kanë përmendur komandantët e famshëm në takimet që ka pasur me ta.

“P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.”, shkroi ai në facebook.

Sipas tij, mospërmendja e një gjëje të tillë automatikisht nënkupton se ai s’ka qenë pjesë e asaj partie. “Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua ne jull. Rrugë të tretë nuk ka.”, shtoi Mujka.

JU REKOMANDOJMË