Si e tradhtoi Albin Kurti aktivistin Faruk Mujka, njeriun që i qëndroi afër për mbi 10 vjet

Zëri qytetar

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Toka gati ta “përpijë” asfaltin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, bllokohet një korsi

Një pjesë e rrugës me katër korsi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është bllokuar që prej disa ditësh. Arsye për këtë, është...

Banorët e Kçiqit tregojnë pasojat që po sjell gurëthyesi, “masakrohet” rruga e krojet mbesin...

Banorët e Kçiqit nuk po ndalen së raportuari, siç thonë ata, dëmet që po sjell gurëthyesi i vendosur në...

Lakra e speca për turrshi me veturë të shtetit, zyrtari kapet në Smrekonicë

Një veturë e shtetit ishte mbushur me speca e lakra në këtë kohë kur bëhen turrshitë. Një lexues i "Jepi...

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes ka votuar sot propozimet për kandidatë për deputetë nga dega e saj në Mitrovicë. Nga katër që u futën në garën e brendshme, do të zgjidheshin dy kandidatë për t’u futur në listë, një burrë e një grua.


I propozuar nga dega fillimisht ishte Faruk Mujka, aktivist shumëvjecar i Vetëvendosjes dhe kryetar i degës së saj në Mitrovicë, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, futi befasisht në këtë garë Armend Mujën, i cili dje u bë pjesë e Vetëvendosjes. Të aderuarin në qendër të partisë, Kurti vendosi që ta coi në degën e Mitrovicës.

Kurti ka pasur mundësi që të sapoardhurin Muja ta fuste në listën zgjedhore me propozim të tij ose të Kryesisë, sepse sipas ndryshimeve të fundit të statutit të partisë, 25 për qind të listës zgjedhore e propozon lideri dhe 25 për qind e propozon kryesia e ngushtë. Në këshill votohen propozimet e degëve, që i bie 50 për qind të listës.

Gjithsesi, pas propozimit të Armend Mujës, Mujka u tërhoq nga gara, për të mos i dalë kundër vullnetit Qendrës

Sidoqoftë, Këshilli i VV-së votoi dhe zgjodhi që kandidatë për deputetë nga Mitrovica të jenë Muja dhe Arjeta Fejza.

Faruk Mujka është mbi dhjetë vjet aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kryetar i degës dhe nënkryetar i komunës së Mitrovicës në dy mandate dhe nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Mujka që ka qenë pjesë e partisë që prej themelimit të degës, nuk i ra që të jetë pjesë e suksesit të VV-së, që po parashihet prej sondazheve.

- Advertisement -

Të fundit

Nisi perioda e re me kërcënimin e vjetër të SBASHK: 100 euro shtesa ose grevë

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë për të gjithë nxënësit në territorin e Kosovës. Ndërsa Sindikata e Bashkuar Arsimit...

E rëndë: Kosovarin 15 vjeç e therin me thikë, vdes në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit, ku ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar. Disa të mitur,...

Shpërthen muri i Trepçës, pellgu i mbetjeve industriale përfundon në lumin Ibër

Një pjesë e pellgut të mbetjeve industriale të Trepçës në Leposaviq u derdh në lumin Ibër dje vonë kur një pjesë e murit që...

Vushtrriasi Menduh Abazi, aderimi i PDK-së që u prit me më së shumti përkrahje

Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar si prurje të reja shumë figura të njohura, të cilat u pritën nga kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj. Mirëpo...

Rrëfimi i doktorit për Rrustem Musën: E telefonova në 12 të natës, ma shpëtoi babën 

Doktori nga Mitrovica, Gazmend Arifi, ka rrëfyer një rast të cilin e kishte pasur me prindin e tij, dhe sfidat nëpër të cilat kishte...

Lajme të tjera