Besim Braha: Ky është viti i KB Trepça, jemi skuadra më e kompletuar në ligë

Publikuar më:

Drejtori sportiv i KB Trepça, ka folur për faqen Mitrosport për garat përfundimtare në Superligën e Kosovës në  basketboll.

Ish basketbollisti dhe kapiteni i mitrovicasve ka thënë se në klub është atmosfera e mirë dhe se Trepça, është gati për sfidat e radhës.

Sipas Brahës, KB Trepça është skuadra më e kompletuar në ligë dhe është pretendenti kryesor për titullin e kampionit.

Besim Braha, ka shtuar se ky është viti i KB Trepça dhe se titulli i kampionit pas shumë vitesh pritet të kthehet në qytetin e sportit.

JU REKOMANDOJMË