Si e kapi VV-ja Trepçën: Kryeshefi që ngriti në pozitë zyrtarin e VV-së, është familjar i kryetarit të degës në Vushtrri

Publikuar më:

 Lëvizja Vetëvendosje duket se ka nisur “ta lëshojë dorën” në punësime, e së fundmi edhe në gradime me karakter nepotist.


Siç raportoi sot “Jepi zë”, zyrtari i VV-së Burim Hajdini u bë drejtor vetëm disa javë pasi u anëtarësua në këtë parti.

Por, historia e “kapjes” së Trepçës nga VV-ja, nuk përfundon këtu. Gjithçka nisi në kohën e Qeverisë Kurti, kur u emërua një bord i përkohshëm që konsiderohej si i afërt me pushtetin. Ata kishin krijuar disa lidhje në kompani, që tani po sjellin frytet.

Rezultati i parë ishte emërimi si u.d i kryeshefit të kompanisë Enes Muzaqin, njeriu që dje ngriti në detyrë zyrtarin e VV-së, Burim Hajdinin.

Enesi rezulton të jetë familjar i afërt me nënkryetarin e Vushtrrisë dhe kryetarin e degës së VV-së në këtë komunë, Besim Muzaqin.

Burime të “Jepi zë” brenda partisë dhe Minierës, kanë thënë se Enesi është familjar shumë i afërt me Besimin, nënkryetarin e Komunës, i cili është njeriu më me ndikim në degën e Vushtrrisë.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se gjatë këtyre kohëve, në Minierën Trepça ka vazhduar të shtrihet edhe ndikimi i partive të tjera, si PDK-ja e AAK-ja. Disa të afërt me këto parti kanë marrë pozita të rëndësishme në ndërmarrje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.