Shtrihet në spital nënkryetari Arian Tahiri, iu nënshtrua një operimi

Publikuar më:

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike të premtën që shkoi.

Para dy ditësh, ai u shtri në spital dhe operoi hundën, me të cilën kishte problem që nga koha kur luante basketboll, shkruan “Jepi zë”.

Shtrimin e tij në spital dhe ndërhyrjen kirurgjike e ka konfirmuar vetë në kryetari Tahiri për “Jepi zë”.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë serioze dhe ndërhyrjen e bëri pasi kishte probleme me frymëmarrje.

Tahiri ka thënë se mjeku i ka sugjeruar pushim dhe trajtim gjatë tërë javës, gjë që do t’i pamundësojë të dalë në punë.

Ndryshe, Arian Tahiri luajti për disa vite basketboll për Trepçën, ku edhe u lëndua rëndë në hundë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.