I riu, Ermal Delija, i cili vdiq mbrëmë do të varroset nesër në Mitrovicë.
Familja i ka thënë “Jepi zë” se varrimi i të ndjerit do të shtyhet për nesër pasi do t’i bëhet autopisa.
Familjarët kanë njoftuar se për kohën e varrimit do t’i informojë me kohë.
Kjo është bërë me kërkesë të policisë, që të zbulohen rrethanat e vdekjes.
Ermali ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në koma.
Ermali ishte zgjuar nga koma, ndërsa vetë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, kishte falur familjen e personit i cili e kishte sulmuar, shkruan Jepi zë.
Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.