Banorët e fshatrave Gushavc e Vinarc, ani pse janë në pjesën veriore, së shpejti do ta paguajnë rrymën.
“Jepi zë” ka mësuar se shteti po detyron vetëm këto dy fshatra të andej Ibrit, që të vendosin orët e KEDS-it.
Banorë të fshatit Vinarc e Gushavc i kanë thënë gazetës se kjo kërkesë u ka ardhë ditë e fundit. Por, sipas tyre, kjo nuk është në rregull.
Banorët insistojnë se do të paguajnë vetëm atëherë kur të paguajë gjithë veriu.
Gazeta ka siguruar një njoftim të kryetarit të fshatit Gushavc, i cili ka ftuar në takim banorët për ditën e diel, ku do të diskutohet pagesa dhe kyçja në KEDS.
“Njoftohen banorët e fshatit Gushac se të Dielen me datën 30.01.2022 në ora 16:00 do të mbahet takim me qytetarë. Në lokalet e shkollës “Harun Beka”, Gushavc.
Rendi i ditës: 1. Pagesa dhe kyçja në sistemin e pagesave për rrymë KEDS 2. Të ndryshme”, ka shkruar kryetari Skënder Sahiti.