Shteti ia ndal punimet Blerim Devollit, shkeli lejen ndërtimore për Qendër Tregtare

Publikuar më:

Biznesmenit nga Peja, Blerim Devollit, nuk janë duke i shkuar punët mirë në sektorin e ndërtimit. Të paktën jo në Prishtinë ku qeveriset nga Shpend Ahmeti, që dikur pinte Cocacola Zero në jahtin e tij në Budva.


Mësohet se inspektorët e Komunës së Prishtinës, kanë ndërmarr masa që të ndërpresin punimet në ndërtimin e qendrës tregtare Central Park, të investitorit “Faico SH.P.K, pronë e Blerim Devollit.

Inspektorët i kanë vendosur mbishkrimin “Vendpunishte e mbyllur” për të ndaluar kështu punimet në këtë objekt, ndonëse me leje ndërtimi.

Raportohet se kompania e Blerim Devollit, nuk iu ka përmbajtur kushteve të lejes ndërtimore.

Faico Sh.P.K ka pasur leje ndërtimore për ndërtimin e kësaj qendre. Leja e ndërtimit mbanë numër 351/02-62433/20, “por kësaj nuk iu është përmbajtur investitori, andaj edhe iu janë ndërprerë përkohësisht punime”, ka thënë për Infokus një zyrtarë i Inspektoratit të komunë së Prishtinës.

Blerim Devolli dhe Ndërmarrja e Re-Amortizatorët ka marrë leje për ndërtimin e objektit afaristë në sipërfaqe prej rreth 27 mijë metra katrorë duke paguar, vetëm për leje ndërtimi, 180 mijë euro.

JU REKOMANDOJMË