Shtëpi 120 mijë euro, një banesë e dy lokale – drejtori Naser Muja deklaron 12400 euro në bankë

Publikuar më:

Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Naser Muja, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, dhe rezulton se ka mjaft pasuri.


Sipas deklarimeve që vetë Muja i ka bërë në AKK, ai ka një shtëpi në vlerë 120 mijë euro, banesë në vlerë 35 mijë euro, si dhe dy lokale me vlerë 45 mijë dhe 30 mijë euro.

Këto pasuri të paluajtshme që arrijnë vlerën e 230 mijë eurove, drejtori Muja i ka deklaruar si të përbashkëta.

Në dokumentin e mbushur nga Muja, ka deklaruar mjaft shumë vetruë, të cilat janë në pronë të Autoshkollës, ku pronar është vetë drejtori.

Muja ka deklaruar se pasuri të përbashkët ka 31070 euro në bankë, nga të cilat 12400 janë në llogarinë e tij. Të tjerat janë në llogarinë e gruas e të fëmijëve, si dhe të autoshkollës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.