Një shpërthim ka ndodhur në Zveçan sot rreth mesnatës, shkruan Jepi zë.
Shenjëstër e këtij shpërthimi ka qenë një pompë e benzinës, e cila është hapur së fundmi në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas pamjeve të publikuara nga Klan Kosova, Policia ka rrethuar pompën dhe hapësirën afër saj.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky shpërthim.