Shokohen deputetët kosovarë: Ish-gjyqtari tregon se si bëhej presion në EULEX për t’i dënuar ushtarët e UÇK-së

Publikuar më:

Ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons po raporton në Kuvendin e Kosovës për skandalet e EULEX-it. Ai i ka premtuar Kuvendin se do të ofrojë detaje për takimet që ka pasur Eulexi në Serbi.

Për rastin “Kleçka” ai ka folur për mënyrën e papërshtatshme se si është procesuar ky rast dhe për ndikimin politik.

“Shtetet anëtare të Eulexit presin dënime,” – raporton Simmons të kenë thënë për këtë rast gjyqtari Charles Smith. I gjykuar ishte Fatmir Limaj.

Simmons ka treguar se Gjyqtari i rastit e kishte emëruar veten e tij si gjyqtar të Apelit dhe apeli i bërë ndaj vendimit ku thuhej se nuk kishte prova ishte miratuar nga po ai.

Ai deklaroi se gjyqtari britanik kishte kërcënuar Simmonsin duek i kërkuar që të kishte dënime për këtë rast.

“Në katër raste të ndara, ka pasur pretendime se Charles Smith ka provuar të ndërhyjë në gjykime. Mund t’ju ofrojë dokumente për të gjitha katër rastet. Dhe nuk ishte vetëm gjyqtari Smith që donte të ndërhynte.”

Malcolm Simmons më tej ka shpjeguar në detaje instruksionet që i janë dhënë gjyqtarëve të Eulexit në një deklaratë shokuese që po dëgjohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Shfajësimi [i ushtarëve të UÇK-së] shihej si dështim.” – vazhdoi më tej ai.

“Nëse do të vendosni që të hapni një hetim të plotë, unë do t’ju ofrojë edhe dokumente për korrupsion në rastet me të cilat merrej EULEX-i. Gjykatësit kishin presion të madh të merreshin me raste të profilit të lartë”, tha ai më tej.

JU REKOMANDOJMË