Shoferi i autobusit ku vdiqën 10 mërgimtarë, mund të dënohet me 15 vjet burg

Publikuar më:

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Slavonski Brod do jetë nën mbikqyrjen e mbikqyrësit të burgut, ka konfirmuar Damir Breziq, zyrtar policor për marrëdhënie me publikun në Administratën e Policisë Brod-Posavina.

Shoferi do merret sot në pyetje dhe do ndiqet penalisht me ligj të shtetit kroat nën dyshimin për veprën “shkaktimi i aksidentit të trafikut në trafikun rrugor”, shkruan Jepi Zë.

E në rast të fajësisë për këtë vepër penale, dënimi maksimal është 15 vjet burgim.

Poashtu është bërë e ditur se pas dorëzimit te mbikqyrësi kujdestar, shoferi i autobusit do dërgohet në Avokaturën e Shtetit për marrjen në pyetje. Zyra e Avokatit të Shtetit do të vendosë për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, dmth nëse do të kërkojë kujdestari për shoferin ose lirimin e tij.

JU REKOMANDOJMË