Shkruan mjeku që i qëndroi afër Thaçit: Historia e Kosovës është me tri shkronja, krenar gjithmonë

Publikuar më:

Mjeku Adriatik Berisha u pa të entjen duke e shoqëruar nga oborri e deri brenda në spital ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili erdhi nga Haga në vizitë te babai i tij i cili ndodhet i shtrirë në QKUK.

Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë me dije se këto ditë si mjek në fushën e Hematologjisë, i ka shërbyer edhe Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.

Mes tjerash, ai ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij, duke thënë se babai i Thaçit tash e disa javë është në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese.

“Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaqi.

Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë.

Të dashur miq, historia e shtetit të Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu” – ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Berishës:

Miq e qytetar të dashur,

Emri im është Adriatik Berisha, i biri i mjekut e profesorit Idriz Berisha, jam mjek specialist hematolog dhe në përfundim të doktoratës në Universitetin e Zagrebit në fushën e Hematologjisë.

Si profesionist shëndetësor tash e shumë vite ju shërbej me përgjegjësi, nder e etikë shumë pacientëve me shqetësime e sëmundje hematologjike, përfshirë edhe pacient jashtë kufinjëve për çka dhe jam dekoruar dhe nga ushtria amerikane! Sigurisht, njejt i kam shërby dhe pacientit Haxhi Th.

Pacienti në fjalë në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese, tash e disa javë ka qenë i hospitalizuar dhe ka marrë shërbime profesionale nga shumë profesionist shëndetësore përfshirë disa klinika të cilat duhen vlerësuar për punën e jashtzakonshme!

Ka kohë që pacientin në fjalë e përcjell dhe e hulumtoj, aq sa më lejon gjendja e tij dhe në aspekt hematologjik!

Për shkak të gjendjes së rënduar të pacientit kam përshkruar një raport mjekësor profesional në detaje gjendjen e tij aktuale dhe pritjet nga gjetjet në vijim.

Ky raport ka rezultuar me viziten e djeshme të ish-presidentit Thaqi!

Jam thellësisht krenar që i gjithë ky proces i kësaj vizite meritore ka kaluar përmes duarve të mia.

Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaqi.

Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë.

Të dashur miq, historia e shtetit të Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu.

I juaji,

Dr. Adriatik Berisha

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.