Shkolla e Mitrovicës pa nxemje, nxënësit po mërdhihen – prindërit thonë se “do t’i ndalin fëmijët prej shkollës”

Publikuar më:

Që nga java e kaluar, një mot i ftohtë ka kapluar Kosovën dhe temperaturat po bien edhe nën zero, sidomos gjatë mëngjesit.


E koha më e ftohtë e ditës korrespondon me kohën kur nxënësit e shkollës “Eqren Çabej” ulen në bankat e ftohta të klasës, shkruan “Jepi zë”.

Prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle janë ankuar se që nga e hëna, nuk ka nxemje dhe, sipas tyre, fëmijët po shkojnë në shtëpi të mërdhirë.

“Pershendetje, a kishit mujte me i interesu edhe me bo nje shkrim rreth ngrohjes qendrore ne shkollen eqrem cabej. Aty prej te henes nuk ka fare nxemje qendrore me arsyetimin e drejtoreshes se nuk ka derivate. Mundesisht publikoje nje shkrim rreth kesaj ceshtje se nuk po di tjeter ku me e paraqite jete shqetesim. Femijet fillojne meaimin ne ora 7:45 dhe po vijne te merdhire ne shtepi!”, thotë një prind nga Këshilli i Prindërve.

Prindi thotë se drejtoria e shkollës nuk ka dhënë asnjë sqarim, ani pse ngrohje nuk ka për gati një javë mësimore. Madje, sipas tij, së shpejti do të protestojnë duke ndalur fëmijët në shtëpi.

“Unë qe po raportoj jam ne keshill te prinderve, nga dejtoria nuk ka ndonje sqarim se a jane duke u munduar me i siguru derivatet apo jo. Ne si prinder, nese nuk zgjidhet problemi do te protestojme duke i ndalur femijet nga mesimi”, thotë prindi.

Ndryshe, shkollat e Mitrovicës ngrohen kryesisht me derivate, dru e qymyr, të cilat sigurohen nga Komuna e Mitrovicës./Jepize.com

JU REKOMANDOJMË