Tri vite më parë, Blerim Peja 74 vjeçar, së bashku me shokun e tij 60 vjeçar u nisën nga Bari i Italisë për në Hagë, tek paraburgimi ku po mbahen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një rrëfim për Gazetën Nacionale, Peja ka treguar se së bashku me shokun e tij, udhëtuan me biçikleta.
Gjatë rrëfimit të tij, ai tregoi për vështirësitë që i kanë hasur gjatë rrugës 19-ditëshe me biçikleta, ku tregon se nga Italia janë nisur me një fanellë, në të cilën shkruante “Lironi çlirimtarët” në gjuhën italian, ndërsa më pas, kur kanë kaluar në territorin e Gjermanisë, kanë veshur fanellat ku “Lironi çlirimtarët”, ka shkruar në gjuhën gjermane dhe në fund në gjuhën të cilën e flasin holandezët, ku e kanë veshur pasi që kanë hyrë në territorin e Holandës.
“Rruga ka qenë e mundimshme, por e kemi bërë me vullnet. Kanë shkuar shumë veta atje, po mua mu duk, që nëse shkojmë me biçikletë, është një sakrificë edhe kjo i jep peshë.” – tha ai për gazetën.
Gjatë ter rrugës, Peja tregoi se ka takuar shumë bashkatdhetar, madje tha se janë përshëndetur me çdo secilin.
Me të mbërritur në Hagë, ai ka treguar se është sugjeruar nga miqtë që brenda burgut të hyjnë pa fanellat e tyre me mbishkrim.
Peja tregoi se atje janë takur me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe me Rexhep Selimin, ku tha se me çdo secilin kanë kaluar nga një orë.
“Madje njëri prej tyre na tha se kjo është vizita më e veçantë dhe më kreative që kemi pasur deri tash.” – rrëfeu Peja mes të tjerash.
“Udhëtimi ka ndodhur tri vite më herë, atëherë i kam pasur 74 vjeç, ndërsa tash jam 77 vjet, ka qenë e mundimshme për mu, por edhe shoqëruesi im ka qenë 60 vjeçar, jemi vetëm shok.” – ka treguar Peja mes të tjerash.
Për kundër moshës së tij, Blerim Peja sot iu bashkua edhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u mblodhën tek hoteli, kur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova pritej të mbante konferencë, por për shkak të sigurisë, nga Gjykata Speciale u tha se kjo konferencë u anulua.