Shkarkohet Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Laura Nushi, pas skandalit me infuzione dhe skandaleve të tjera

Publikuar më:

Pas anulimit të pesë operacioneve në Spitalin e Mitrovicës për shkak të mungesës së infuzioneve dhe disa skandaleve në të kaluarën, drejtoresha e këtij institucioni, Laura Nushi, është shkarkuar nga posti.

Sipas burimeve nga spitali, programi operativ për dje ishte anuluar, pasi repartet kanë në dispozicion vetëm sasi të kufizuara të tretjeve fiziologjike, të cilat po përdoren vetëm për rastet urgjente.

Ky skandal ka nxitur reagime të shumta, duke ngritur shqetësime për menaxhimin e furnizimeve në institucionet shëndetësore.

Në lidhje me këtë situatë, ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga autoritetet shëndetësore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.