Shifra të jashtëzakonshme: Vjosa Osmani ka marrë mbi 200 mijë vota, e kalon Albin Kurtin e 2019

Publikuar më:

U.D e presidentes dhe numri dy i koalicionit Lista Guxo-VV, Vjosa Osmani, ka thyer shumë rekorde në garën e 14 shkurtit.


Siç thonë burime të “Jepi zë” brenda QNR, Vjosa Osmani ka kaluar edhe Albin Kurtin e zgjedhjeve të vitit 2019, i cili pati marrë 183 mijë vota atëbotë.

Mësohet se në zgjedhjet e para dy ditëve, Osmani ka marrë mbi 200 mijë vota, duke u bërë njeriu më i votuar i Listës. Sipas informacioneve të deritashme, ajo ka lënë prapë edhe Glauk Konjufcën, që ndonëse u mendua njeriu i dytë në VV me largimin e Kurtit nga gara, ka mbetur pak vota prapa.

Shifrat akoma nuk janë konfirmuar, mirëpo dihet se 200 mijëshi është kaluar pa u llogaritur votat e diasporës, të cilat mund ta ngrisin akoma këtë shifër.

Ndërkohë, pas Osmanit dhe Konjufcës, në listën e VV-së kanë marrë vota shumë edhe Vasfije Krasniqi dhe Arben Vitia, mirëpo shifrat akoma nuk janë konfirmuar.

Sidoqoftë, duhet theksuar se VV-ja ka pasur rritje të madhë nga 2019-ta. Më 2019, VV-ja i kishte marrë 221 mijë vota, 157 549 vota më pak se më 14 shkurt, kur mori 378 mijë e 550 vota(pa votat e diasporës).

Ndryshe, VV-ja do të thyejë edhe një rekord tjetër, që lidhet me numrin e deputetëve. Për herë të parë, një parti politike ka mundësi të marrë 60 deputetë. Kjo varet nga votat e diasporës dhe ato me kusht, të cilat ende nuk janë numëruar./jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.