Shifra të frikshme edhe në ambasadën e Zvicrës: Mbi 12 mijë aplikime për viza vetëm për 3 muaj

Publikuar më:

Mbi 12 mijë kosovarë, kanë aplikuar për viza në Ambasadën e Zvicrës në periudhën tetor-dhjetor 2021.

Nga kjo ambasadë për Klan Kosovën kanë konfirmuar se kanë aplikuar saktësisht 12 mijë e 119 kosovarë dhe kanë treguar edhe kategorinë e aplikuesve dhe ndarjen me numër sipas aplikuesve.

“Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2021, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, e cila përfaqëson Zvicrën, Belgjikën, Francën, Austrinë, Holandën, Luksemburgun në çështjet e vizave C, i ka lëshuar 11 mijë e 474 viza dhe 644 viza kombëtare D”, thuhet në përgjigjen për Klan Kosovën.

Ndryshe, 105,601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar poashtu për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se për shkak të kërkesës së madhe për terminë për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këta terminë ndahen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.