Shifra alarmante me Covid, pritet të shkurtohet orari i kafeneve dhe zgjatet ora policore

Publikuar më:

Shifrat e larta të rasteve pozitive me COVID-19 që janë regjistruar ditëve të fundit në Kosovë pritet të shtyejnë institucionet në ndryshimin e masave.

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë thotë se rritja e numrit të rasteve të infektimit favorizon shtrëngimin e masave.

“Me gjasë  takimi i Komitetit për Vlerësim dhe Koordinim do të mbahet ditën e nesërme në ndërtesën e qeverisë. Ky është një mekanizëm që përfaqëson institucionet të ndryshe të qeverisë’, tha Hoti.

Në takimin që pritet të mbahet nesër, mësohet se do të vendoset për masat e reja, shkruan “Jepi zë”.

Sipas këtyre masave,pritet që gastronimia të punojë deri në orën 21:00, ora policore pritet të fillojë nga ora 22:00 si dhe personat që hyjnë në Kosovë duhet të  kenë tri doza të vaksinës.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2050 raste pozitive me COVID-19.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.