Shfaqen tri krijesa të mëdha në Liqenin Akumulues, qytetari i xhiron i frikësuar: Bëheshin gati të më sulmonin

Publikuar më:

Një qytetar mitrovicas kishte dalë sonte në mbrëmje për të ecur buzë Liqenit Akumulues, por ishte frikësuar mjaft shumë.


Kjo pasi kishte parë disa specie të çuditshme të cilave u vezollinin sytë nën ujë, shkruan “Jepi zë”.

Ai thotë se ishin tri të tilla, të cilat silleshin në Liqenin Akumulues dhe afroheshin tek bregu ku po qëndronte qytetari, ku sipas tij bëheshin gati ta sulmonin.

Sipas tij, ato specie kishin madhësi të konsiderueshme sa të një dhelpre dhe notonin afër tij teksa ecte në shtegun e Liqenit. Qytetari beson se janë specie që ai i quan “vidra”.

Për ta shikuar videon, klikoni KËTU

Në termin popullor, këto specie që qytetari pretendon se i pa tek Liqeni, quhet “kelbës” dhe janë të rrezikshëm për shpezët, por jo edhe për njerëzit.

Nga kërkimet në internet, këto gjallesa jetojnë në tokë dhe në ujë, dhe përshtaten mjaft lehtë kudo. Ato kanë madhësi të konsiderueshme.

Duhet theksuar se këto specie shquhen se hanë pula, mirëpo edhe peshq. Dhe, duke ditur se Ibri ka mungesë peshqish, ato po dëmtojnë mjaft shumë kultivimin e peshkut, për çka shpesh janë hedhur lloje të ndryshme në Ibër.

 

JU REKOMANDOJMË