Autobusi bllokon semaforin, e bën stacion

Publikuar më:

Ndonëse Stacioni i vërtetë është vetëm pak metra më larg, ky autobus ka vendosur që semaforin ta shndërrojë në të tillë.

Një qytetar që ka dërguar fotografi në “Jepi zë”, ka thënê se ky autobus ka qëndruar për kohë të gjatë aty duke pritur për t’u mbushur.

Sipas tij, kjo gjë ka penguar komunikacionin sepse, siç dihet, ajo rrugë përdoret për t’u kthyer për Shipol.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ndodhë. “Jepi zë” pati raportuar edhe më herët se si autobusët e pengojnë komunikacionin.

JU REKOMANDOJMË