Shefi Albin Kurti jeton me qira, Faruk Mujka ka 3 banesa e 1 shtëpi

Publikuar më:

Të gjithë i kanë duartrokitur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministrit Albin Kurti, kur në një intervistë tha se nuk ka dhe nuk e ka në plan të blejë banesë apo shtëpi.


Ai tha se do të vazhdojë të jetojë me qira në një banesë të vogël, pasi thotë se për bindjet e tij politikanët nuk duhet të jenë të pasur, shkruan Jepi zë.

Por, kështu nuk mendon kryetari i VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili ka mjaft shumë pasuri të paluajtshme. Në deklarimin që e ka bërë në Agjencionin Kundër Korrupsionit, Mujka del t’i ketë 3 banesa dhe një shtëpi.

Sipas deklarimit, shtëpia është në emër të babait dhe ka vlerë 200 mijë euro, dy banesa në emër të tij me vlerë 55 dhe 30 mijë euro, dhe një banesë në emër të gruas me vlerë 30 mijë euro. Në total, rezulton se ka pasuri të paluajtshme në vlerë 315 mijë euro.

Ndërkaq, Mujka thotë se vozit një Passat të cilin e ka blerë 5 mijë euro, me kredi.

Nënkryetari Faruk Mujka nuk ka deklaruar asnjë para të gatshme në bankë, ndërkohë që thotë se merr pagë vjetore prej 9 mijë e 800 eurosh dhe gruaja 5800 euro në vit.

JU REKOMANDOJMË