Shala, Xhafer Tahirit: 50 shtëpi kanë mbetur pa rrymë në Vushtrri, kurse ti pi kafe te “Rruga B”

Publikuar më:

Muzafer Shala, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë nga Partia Demokratike e Kosovës, që vie nga Komuna e Vushtrrisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dërguar disa mesazhe, kryetarit aktual të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit.

Shala, përmes një postimi ka reaguar duke thënë se derisa 50 banorë kanë mbetur pa rryme, ai pi çdo ditë kafe tek një nga lokalet duke biseduar për çështje biznesore.

Shala i ka reaguar Tahirit duke i treguar se janë mbi 50 banorë që kanë mbetur pa rrymë te qerdhja e qytetit, derisa ky i fundit sipas Shales pi çdo ditë kafe në Prishtinë pas pushimit në shtepinë e tij mbi 150 mijë euroshe.

“Xhafer Tahiri mos e mshef si struci kryt ne zall por dil te vendi i krimitt dhe jep mesazh per rend dhe ligj si dhe jepju perkrahje paleve te demtuara.”, ka shkruar Shala.

Në fund të krejt postimit Shala ka theksuar edhe moton që përdor Tahiri: “Si e thua ti “Per qytetin qe duam” pasi qe Vushtrria meriton me mire.” shkruan Shala.

Postimi i plotë:

Mirmjes Xhafer Tahiri,

Po shpresoj qe ke flejt mire e ke pushu ne shtepine tende te raportuar me cmim diku prej 155 mi eurosh (lexo ne koment ?), dhe tani ke dale tek rruga B ne Prishtine tek kafiteria Friends Avenue per kafe dhe per diskutimet tua biznesore!

Por momentalisht ne Vushtrri si pasoje e sulmit terroriste te para tri diteve jane:

-Diku 50 familje pa rryme te cilet nuk kane mundesi ta pergatisin mengjesin per femijet e tyre
-Diku 20 punetore te lokalit te djegur tashme te papune
-Nje taksapaguesi prej te cilit ti e merr pagen tashme i jane djegur 120 mi euro

Xhafer Tahiri mos e mshef si struci kryt ne zall por dil te vendi i krimit dhe jep mesazh per rend dhe ligj si dhe jepju perkrahje paleve te demtuara.

Si e thua ti “Per qytetin qe duam” pasi qe Vushtrria meriton me mire.

JU REKOMANDOJMË