Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë në bizneset lokale të kësaj zone, ku u njoh nga afër me sukseset dhe sfidat e tyre në tregun vendor.
Dervishaj vlerësoi përkushtimin dhe punën e palodhur të sipërmarrësve vendorë, të cilët kontribuojnë ndjeshëm në krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e ekonomisë lokale.
“Gëzohem që Skenderaj po zhvillohet me biznese të tilla që kontribuojnë në ekonominë lokale” u shpreh ai