Shahin Dervishaj takon qytetarët e Komoranit: Vetëm së bashku arrijmë ndryshimin

Publikuar më:

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Komoranit dhe zonave përreth, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Dervishaj ka theksuar rëndësinë e të qenit pranë qytetarëve për të kuptuar më mirë sfidat e tyre. “Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh sa e rëndësishme është puna dhe angazhimi i vërtetë,” ka shkruar ai, përcjell Jepi zë.

Ai ka shprehur përkushtimin e tij për këtë zonë, duke theksuar se angazhimi është më i fortë se kurrë dhe se ndryshimi i nevojshëm mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në fund, Dervishaj ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj: PDK 131, Bedri Hamza 1, dhe Shahin Dervishaj 77.

JU REKOMANDOJMË