Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shahin Dervishaj, ka theksuar angazhimin e tij për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e fshatrave Rakinicë, Vajnik dhe Kopiliq.
“Edhe fshati Rakinicë në Skenderaj meriton 77 herë ma mirë,” u shpreh Dervishaj, duke premtuar përkushtim të veçantë ndaj komuniteteve rurale.
Ai gjithashtu shtoi: “Edhe Vajniku e Kopiliqi munden 77 herë ma mirë,” duke nënvizuar vizionin e tij për zhvillim të qëndrueshëm dhe përkrahje për të gjithë banorët e këtyre zonave.