Serbi “kapadai” i drejtohet Policisë: S’keni të drejtë të vini, mos t’ju shoh këtu

Publikuar më:

Turma gjendet akoma para objektit të komunës së Zveçanit, ndërsa aty janë edhe trupa të Policisë së Kosovës.

Një qytetar serb në Zveçan u ka kërkuar llogari disa policëve, duke u thënë se nuk kanë të drejtë të jenë aty.

Në pamjet e marra nga Televizioni  7, qytetari kërkon që të mos i shoh aty Policinë, ndërkaq bashkëqytetarë të tij shihet se e tërheqin, duke i kërkuar të ndalojë.

Gazeta Express raportoi para pak minutash që kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur të hyjë në objektin e komunës.

Qytetarë serbë janë mbledhur para objekteve të komunave veriore për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj, pasi nëpër katër qytetet u lëshuan sirena.

Situata eskaloi në Zveçan, ku u hodh edhe gaz lotsjellës dhe shok-bomba, për ta shpërndarë turmën. Aty është parë e djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës. Nuk është raportuar për asnjë të lënduar

JU REKOMANDOJMË