Serbët bllokojnë një rrugë në Leposaviç

Publikuar më:

Rruga e fshatit Dren, e cila çon në drejtim të Leposaviçit është bllokuar nga serbët lokalë.

Kjo sepse Policia e Kosovës ka filluar ta ndërtojë një bazë të re kufitare atje, shkruan Jepi zë.

Protestë të ngjashme kishte edhe dje në po të njëjtin vend, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiq.

Ndryshe, muaj më parë, Qeveria e Kosovës ka shpronësuar disa toka në këtë pjesë.

JU REKOMANDOJMË