Sekretari i NATO-s i prerë para Albin Kurtit: FSK s’mund të shkojë në veri pa marrëveshje me KFOR-in

Publikuar më:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë.

Stoltenberg deklaroi se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen që FSK të mos hyjë në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it..Kjo reflekton sensitiviten e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balancë. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshje politike, në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai,

Gjatë konferencës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s pohoi se marrëveshja që FSK të mos hyjë në veri, është ende valide.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me autoritetet e Kosovës dhe kjo marrëveshje pë të gjitha vendet, nënshkruhet me personat që janë në pozicionet e tyre, dhe është ende valide. Dhe është përgjegjësi të zbatohet një marrëveshje që nënshkruhet”, theksoi tutje ai.

Në konferencë, Stoltenberg pohoi se NATO do të vazhdojë të punojnë me FSK-në me mandatin saj të origjinal.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.