S’do të ketë pushim nëse festa bie në fundjavë, Qeveria planifikon ndryshimin e Ligjit për Festa

Zëri qytetar

Punëtorët e Ujësjellësit “Mitrovica” në hall me pagat e tyre, menaxhmenti i ri po...

Në këtë kohë kur çmimet në vendin tonë po vazhdojnë të rriten, punëtorët e Ujësjellësit "Mitrovica", jo që nuk...

E dhimbshme: Varfëria e madhe në Mitrovicë, bën që fëmiu të shtrihet nga uria...

Një 14-vjeçar ka mbetur pa ndjenja para pak minutash në Mitrovicë. Nga fotografitë e dërguara nga një lexues në "Jepi...

Bankat torturojnë pensionistët: Që prej 4 ditësh mungojnë paratë në bankomate

Me datën 15 të muajit dalin paratë e pensioneve, rrjedhimisht shkaktohet radhe e gjatë tek bankomatet.   Mirëpo, kësaj here jo...

Skandaloze: Pas prerjes, sot po nxirren me rrënjë drunjtë shumëvjeçar për t’u liruar parkingjet

Drunjtë shumëvjeçarë në qendër të Mitrovicës ishin shkurtuar ditë më parë, por vetëm prerja e tyre nuk kishte mjaftuar. Si...

Vazhdon tmerri nëpër markete: Një domate(pa mish) po kushton 0,52 cent

Çmimet në produktet bazë po vazhdojnë të rriten nëpër marketet e Kosovës. Pavarësisht raportimeve, shteti nuk po merr masa kësaj...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka thënë për Albanian Post se Ligji për Festa Zyrtare duhet të ndryshohet, pasi sipas tij “në të ka data të panevojshme për t’u shënuar”.

Por, ai ka shtuar që për ta ndryshuar atë, duhet të votojnë 2/3 e deputetëve të pakicave në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk e di nëse ka ndonjë vend ku pushohet dyfishë. E pakuptimtë është që të mos punohet në ditët e javës, kur festa është në fundjavë. Njësoj është edhe pushimi për ‘9 majin’, ku punohet gjithandej nëpër Evropë, kurse ne pushojmë”, tha Ramadani.

Ai thotë se “ky Ligj që është një prej 28-ve me rendësi vitale në Republikën e Kosovës në Komisionin për Administratë Publike ku ai është anëtar, po trajtohet prej vitit 2018.

Mirëpo fakti se aty duhet të pajtohet edhe Lista Serbe, e ka komplikuar situatën, pasi që sipas tij “ata po paraqesin kushte të papranueshme”.

“Do të vazhdojmë të merremi me këtë mënyrë të gabuar ‘pushimi’, por asnjëherë duke mos rënë prehe e pazareve të Listës Serbe” përfundoi ai.

Çështja e ditëve kur në vendin tonë pushohet është ri-aktualizuar këtë muaj kur për shkak të 1 Majit dhe Pashkëve Ortodokse, zyrtarët e institucioneve publike pushuan katër ditë.

Kështu që, është kritikuar edhe një herë numri i madh i festave zyrtare që po shfrytëzohen në Kosovë.

Ndryshimin e ligjit për festat zyrtare e ka kërkuar edhe Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK). Përfaqësues të kësaj organizate kanë kërkuar ndryshim-plotësimi i këtij ligj të bëhen me urgjencë.

“Është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin financiar por edhe në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, sepse asnjë vend tjetër nuk e zëvendëson pushimin në një datë tjetër”, thuhet në komunikatën e OAK.

OAK kërkon që ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila bie festa dhe të mos zëvendësohen me ditët vijuese.

“Po ashtu, referuar kësaj çështje, është e rëndësishme dhe OAK kërkon që festat për nder të komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin”.

Të fundit

Mitrovicasi që sulmoi të riun afër palestrës “Minatori”, dërgohet në ndalim policor

Një ngatërresë në mes të dy personave përfundoi me konflikt fizik, mbrëmë, pak para mesnatës, në shëtitoren e Mitrovicës, afër palestrës sportive. Sinjali raportoi mbrëmë...

Lajme të tjera