“S’di qysh kam ardhë prej Deçanit”, flet babai i të miturit që u aksidentua, ku humbi jetën një 14-vjeçar

Publikuar më:

Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një vetaksident në  Suharekë, si pasojë e së cilit humbi jetën një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë të së njëjtës moshë.

Për Info Magazine, ka folur babai i njërit prej të lënduarve i cili tha se në momentin kur kishte ndodhur aksidenti nuk kishte qenë në shtëpi.

“Tani po e dimë qysh ka ndodh ky aksident se niherë nuk e kemi ditë, kam shku në Deçan për një defekt diçka të nxemjes, veç më kanë thirrë në telefon që diçka ka ndodhë kështu-kështu, kanë thirrë për së dyti, jo njo e ka humbë jetën, djali yt osht mirë. S’di qysh kam ardhë prej Deçanit, aq jam kanë i stresum”, ka thënë Ylber Beqiraj, babai i të aksidentuarit.

Ai tha se djali i tij nuk kishte ndodhur kurrë të dilte me veturë pa lejen e familjarëve.

“Ky s’ka ndodhë kurrë me dalë pa izë të familjes,veç kur e kanë pa të familjes në kamera që dul përpjetë edhe u kanë me grip dy ditë shtritë. Ka vozitë po kurrë pa prezencën e dikujt ka mujtë me shku deri në market, nuk ka dalë kështu pa prezencën e familjes, a pa e pytë të paktën mamin e vet se a të dal a diçka, atë ditë nuk e ka pytë kërkon, se kanë qenë te do kojshi këtu, veç kur e kanë pa vajzat tu dalë, po i kishin shkru ata, ai i ndjeri me këtë djalin e axhës t’vet”, ka vazhduar ai.

Ndërkaq shtoi se djali i tij tanimë gjendet në shtëpi dhe si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime në gjoks.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.