SBASHK dërgon 452 mësues në deti

Publikuar më:

SBASHK-u ka dërguar 452 anëtarë në bregdetin shqiptar. Përmes një komunikate, SBASHK thotë se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore organet udhëheqëse, kanë ardhur në përfundim se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452 pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.


“Këtë traditë e ka nisur të dielën e 20 qershorit grupi i parë prej 78 pushuesve , e në të cilin janë përzgjedhur anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer obligimet në procesin mësimor, ndërsa më 27 qershor do të shkojnë në pushimin e organizuar e të merituar 245 pushues të tjerë nga komuna të ndryshme të Kosovës. Ky aktivitet rekreativ do të vazhdojë më 4 korrik me grupin e fundit prej 129 pushuesve.

Përveç për pushim e rekreacion ky aktivitet do të shfrytëzohet edhe për aktivitete sindikale e organizim dhe për organizimin e tryezave të debatit lidhur me përgatitjen e Planit strategjik të angazhimit të SBASHK-ut në vitet në vijim.

Duke e ditur se edhe Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore kanë respekt për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit do ta përgëzojnë SBASHK-un për këtë aktivitet të qëlluar dhe nuk do të krijojnë ndonjë pengesë eventuale ndaj të përzgjedhurve për këto pushime”, thuhet më tej në njoftim.

JU REKOMANDOJMË