Rusia bombardon fshatrat shqiptare në Ukrainë, sulmohen edhe zonat që flasin shqip

Publikuar më:

Pasditen e sotme rusët kanë bombarduar fshatrat shqiptare që janë rreth Odeses në Ukrainë.

Siç shihet edhe në video qindra njerëz në rrugë kanë braktisur banesat e tyre pas bombardimeve dhe po tentojnë të largohen nga zonat ku jetojnë.

Lufta ka bërë që edhe shumë prej shqiptarëve të Odeses të largohen nga Ukraina në drejtim të Polonisë dhe Rumanisë, nga frika e bombardimeve.

Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Ndërkohë që ka edhe shumë anëtarë të komunitetit shqiptar të cilët i janë bashkuar rezistencës dhe po luftojnë kundër pushtimit rus.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.