Rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, u bë si në “kijamet” – nuk po kryhen punime

Publikuar më:

Një rrugë e kyçjes në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ka marrë pamje si të ishte në filmat për fundin e botës.


Hyrja nga autostrada në magjistrale është mbyllur që prej disa javësh, pas dëmtimeve, të cilat vetëm po rëndohen dita-ditës, shkruan “Jepi zë”.

Në disa pamje që ka siguruar gazeta, rruga shihet të ketë rënë me disa metra nga niveli ku kishte qenë.

E ajo çka bie në sy, është se ani pse u izolua për të renovuar, aty nuk është parë asnjë punëtor që prej ditës kur u shemb.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se një kompani ka mbyllur atë rrugë dhe një korsi të magjistrales për shkaqe sigurie. Parashihet që kur të nisin punimet, do të mbyllen dy korsitë për një kohë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.