Rrëfimi prekës i minatorit që nuk doli nga greva edhe pse vajza e tij po vdiste

Publikuar më:

Ish-minatori Avdi Uka ishte një nga zërat më të fuqishëm gjatë grevës në minierën e Trepçës, më 20 deri 28 shkurt 1989.

Por, ai u përball edhe me sfida tjera gjatë qëndrimit nën tokë. Atij i erdhi një lajm i hidhur nga shtëpia. Vajza e tij ishte shumë e sëmurë, gati të vdiste.

Por Uka rrëfen se as në këtë rast nuk doli në sipërfaqe, vetëm se u dha një porosi familjarëve.

“Unë i kam pasë 10 fëmijë, ka pasë njerëz të familjes që më kanë thirrë në telefon, hajde se e ki çiken shumë të sëmurë. Iu kam thanë, këqyre, hallall çikës teme mi dhe, varrezat e fshatit i dini, unë i gjallë nuk dal”, shprehet Uka për Klan Kosova.

Edhe minatorë tjerë tregojnë raste emocionale të mungesës së komunikimit me familjen. Madje, thuajse të gjithë e mbajtën të fshehtë planin e rezistencës.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.