Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, zhvilloi sot një takim me banorët e fshatit Çabër, ku diskutoi për çështje të ndryshme dhe shpalosi prioritetet e tij politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama falënderoi banorët për pritjen e ngrohtë dhe theksoi angazhimin e tij për të zbatuar planin e liderit të PDK-së, Bedri Hamza. “U zotova para tyre se plani i Bedri Hamzës është i duhuri për ta dhe për gjithë Kosovën,” u shpreh ai.
#Rr7 #PDK131