Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete katër meshkuj ku dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri, në Vushtrri.
Në vendin e ngjarjes, të martën, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një shkop bejsbolli.
Lidhur me rastin katër të dyshuarit janë shoqëruar në polici, ku nga njëri prej tyre është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga ta është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.