Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Vushtrri, pasi të njëjtët janë rrahur mes vete.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 04:05, në rrugën “Isë Boletini” në Vushtrri, raporton Zeri.info.
“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtët dyshohet për shkak të një mosmarrëveshjeje në mes vete kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre me një mjet të mprehtë ka goditur njërin nga të dyshuarit, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar mjetin, i cili dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.