Rikthehet në punë Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit që u suspendua nga pushteti – pezullimi i tij u konfirmua si i paligjshëm

Publikuar më:

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka vendosur që Nexhat Fazliu të rikthehet në vendin e tij të punës si Udhëheqës i Divizionit Rajonal në Mitrovicë në Inspektoratin Qendror të Punës, duke shfuqizuar vendimin për pezullimin e tij.

Fazliu, i cili është djali i dëshmorit, ishte pezulluar nga Hekuran Nikçi, për të cilin është konfirmuar me vendim të formës së prerë se e mban pozitën e tij në mënyrë ilegale. Megjithatë, kryeministri Albin Kurti ende nuk ka marrë vendim për largimin e tij.

Nikçi e kishte pezulluar Fazliun me arsyetimin se ai nuk është dashur të bashkëpunojë me Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës, pasi kishte ofruar fakte dhe të dhëna për veprimet kriminale të Milan Radojiçiç-it.

Pas shqyrtimit të rastit, KPMSHCK-ja ka konstatuar se pezullimi ishte i padrejtë dhe ka urdhëruar kthimin e Fazliut në detyrë.

JU REKOMANDOJMË