Ujësjellësi rajonal Mitrovica ka njoftar që sot do të ketë reduktine të unit për shkak të disa punimeve.
Kompania përmes një njoftimi ka dhënë detaje për rrugë dhe lagjet ku pritet të ketë ndërprerjentë furnizimit me ujë.
Njoftimi i plotë:
Sot, gjatë ditës ekipet e mirembajtjes se rrjetit të ujit të pijes në Mitrovicë, do të intervenojnë në sanimin e defekteve/rrjedhjeve në këto rrugë/lokacione:
1. Mbrapa objektit “ETC”, tek Dogana do të intervenohet në riparimin e rrjedhjes. Ky intervenim pritet të filloj nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00. Gjatë kësaj kohe furnizimi me ujë të pijes do të ndërprehet për “Lagjën e Boshnjakëve” dhe pjesën afër ETC dhe Doganës.
2. Shupkofc: Rr.” Isak Ibrahimi” po ashtu do të intervenohet në rrjetin e ujësjellësit dhe pritet që të ketë ndërprerje të perkoheshme furnizimit me ujë të pijes.
3. Intervenim në rrjetin e ujësjellësit do të ketë edhe në rrugën “Evlia Qelebia” dhe parashihet që të ketë ndërpreje disaorëshe të ujit të pijes, pasi që në këtë rast duhet të bëhet prerja e asfaltit.
Ju faleminderit per mirekuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!