Revoltohen banorët e Kçiqit kundër gurthyesve, bllokojnë rrugën me vetura e traktora

Publikuar më:

Banorët e Kçiqit të Madh prej muajsh e kanë ngritur zërin kundër gurthyesit të vendosur mbi fshatin e tyre, por askush nuk po i merr parasysh.


Ata madje kishin organizuar një peticion, i cili duket se ka hasur në vesh të shurdhër, e për këtë ata janë revoltuar, shkruan “Jepi zë”.

Banorët e këtij fshati kanë bllokuar rrugën që dërgon tek gurthyesi, duke vendosur vetura e traktorë në rrugë.

Arsye për protestë, sipas tyre, është mohimi i zërit të tyre protestues, që u bë përmes thirrjeve dhe peticionit.

Qytetarët e atij lokaliteti pretendojnë se gurthyesi po ua dëmton pronën e përbashkët, dukë lënë pa ujë fshatin, si dhe duke dëmtuar rrugët. Dëmtimi i natyrës së fshatit, për banorët e Kçiqit, është i papranueshëm.

“Jepi zë” ka raportuar në vazhdimësi për operimin e këtij gurthyesi që, sipas raportimeve, ka “ngrënë” gjysëmn e kodrës së njohur si “Kodra e Cërnushës”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.