Rënia e Facebook, Mark Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë në orë

Publikuar më:

Pasuria personale e Mark Zuckerberg ka rënë me gati 7 miliardë dollarë në pak orë, duke e rrëzuar atë në listën e njerëzve më të pasur në botë, pasi u ndërprenë produktet kryesore të Facebook Inc.

Aksionet e gjigantit të mediave sociale sot ranë rreth 5%, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit, raporton Bloomberg.

Rënia e aksioneve sot (e hënë) uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e rënditur atë nën Bill Gates, në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.

Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë pasuri që nga 13 shtatori, kur vlente afro 140 miliardë dollarë, sipas Indeksit.

Më 13 shtator, Wall Street Journal filloi të botonte një seri tregimesh, duke zbuluar se Facebook dinte për një gamë të gjerë problemesh – të tilla si dëmi i Instagramit ndaj shëndetit mendor të vajzave adoleshente dhe keqinformimi rreth trazirat e Kapitolit të 6 janarit – duke minimizuar çështjet në publik. Raportet kanë tërhequr vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë.

Në përgjigje, Facebook ka theksuar se çështjet me të cilat përballen produktet e tij, përfshirë polarizimin politik, janë komplekse dhe nuk shkaktohen vetëm nga teknologjia.

“Unë mendoj se i jep ngushëllim njerëzve të supozojnë se duhet të ketë një shpjegim teknologjik ose teknik për çështjet e polarizimit politik në Shtetet e Bashkuara“, tha Nick Clegg, nënkryetari i Facebook për çështjet globale, për CNN.

JU REKOMANDOJMË